
Projekte gjelbërimi
Projektim dhe zbatim
Projektim dhe zbatim i hapësirave të gjelbra, nga ideja deri në dorëzimin e punimeve.
Marrim përsipër projekte gjelbërimi nga fillimi deri në fund: projektin, punimet në terren dhe mbjelljen.
Punojmë për vila dhe shtëpi private, komplekse banimi, hotele, biznese dhe hapësira publike. Çdo projekt nis me një vizitë në vend, matje dhe studim të tokës, ndriçimit dhe ujit, dhe vazhdon me zbatimin nga ekipi ynë: nivelimi i terrenit, mure dhe tarraca, shtigje, sisteme vaditjeje, lëndina dhe mbjellja e pemëve.



Fidanishte & Projekte
Shërbime të tjera

Vaditje automatike
Sisteme vaditjeje
Projektim dhe instalim i sistemeve automatike të vaditjes me spërkatës dhe me pika.

Zbatim
Gjelbërim dhe lëndina
Shtrim bari, mbjellje pemësh dhe gjelbërim i sipërfaqeve të mëdha.

Oborre, shtigje dhe sheshe
Sistemim ambientesh të jashtme
Rregullim i plotë i oborreve, shtigjeve dhe shesheve: pllaka, bordura, mure guri dhe ndriçim.
